Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E shkarkoi vettingu, ish-prokurori tani mbrojtës i kushëririt të Klement Çalës

13:20 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adriatik cama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alkond Bengasi është i pari të cilit i caktohet masa e sigurisë nga të arrestuarit për grabitjen e Rinasit. Po teksa seanca zhvillohet me dyer të mbyllura, më shumë se masa lajm përmbën avokati i tij mbrojtës.

Bëhet fjalë për Adriatik Cama, ish prokurorin që u shkarkua nga vettingu dhe që është i njohur dhe si prokuror i dosjes së “21 janarit”. Tashmë pas shkarkimit në korrik të vitit të shkuar, Cama ka nisur të punojë në profesionin e avokatit.

Kujtojmë se Cama u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë dhe jo vetëm.

Ja çfarë tha atëherë KPK:
Trupa relatoi raportin e DSIK, që ngrinte dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjës.
Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër, Cama ka marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 Qershor 2005 kishte pushuar çështjen.
Sipas trupës së KPK, Adriatik Cama është person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse ka pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar. Por ky pretendim u kundërshtua me forcë nga ana e prokurorit Cama.
Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit. Pas bilanceve financiare, KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre. Sot pas dhënies së vendimit prokurori Cama u shpreh se do të ankimojë këtë vendim.

ish-prokurori mbrojtes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

22:36 / July 17, 2026

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari me precedentë penalë

22:10 / July 17, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.