Aktorja e njohur Kelly Preston ka humbur betejën me kancerin duke u shuar në moshën 57-vjecare. Bashkëshortja e John Travolta pati një luftë të gjatë me sëmundjen vdekjeprurëse.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Travolta, i cili përmes ‘Instagram’ ka shkruar: “Ajo luftoi guximshëm, me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve”.
Kelly Preston njihet për rolet e saj në ‘Tëins’ dhe ‘Jerry Maguire’. Vdekja e saj (e diel 12 korrik) vjen pas dy viteve luftë me kancerin.
