Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E vërteta e hidhur pas portretit të lumtur të familjes mbretërore!

10:27 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familja mbreterore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fotografia zyrtare e ditëlindjes së 70-vjetorit të Princit të Uellsit me familjen e tij ishte një “makth absolut”.

Në publikimin më të fundit për familjen mbretërore, thuhet se djemtë e Charles, kishin një marrëdhënie të ftohtë me të atin.

Fotografia e publikuar në vitin 2018 tregonte trashëgimtarin e fronit të ulur në një stol me Princin George në prehër, Dukeshën e Cornwall dhe Princeshën Charlotte pranë tij.

Prapa tij ishin Princi William dhe Kate, me dukeshën që mbante në krahë Princin Louis, dhe Harry me Meghan.

Një burim pranë familjes tha se ishte e vështirë të realizohej fotoja pasi as William dhe as Harry nuk bënë shumë përpjekje për të qenë të disponueshëm. Nga ana tjetër Meghan ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me vjehrrin, dhe gjithnjë e ka konsideruar atë si një baba.

Biografia e re e Harry-t dhe Meghan, “Finding freedom” flet për marrëdhëniet e tendosura të Sussexes me familjen mbretërore që çuan në Megxit.

Autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand japin tregime shumë të hollësishme për momentet intime dhe mendimet e brendshme të çiftit – por Duka dhe Dukesha e Sussex pretendojnë se ata nuk u intervistuan dhe nuk kontribuuan në libër.

Libri zbulon gjithashtu se Meghan e kishte diskutuar divorcin e saj me Kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby para dasmës me Harry-n. Të dy thuhet se kanë krijuar një lidhje të ngushtë.

Para se të martohej me Harry-n, Meghan zgjodhi të pagëzohej në Kishën e Anglisë. Libri thotë se besimi i Meghan është “jashtëzakonisht i rëndësishëm për të”, duke shtuar se: “Kjo është diçka që shumica e njerëzve nuk e dinë për të”.

Libri sugjeron se martesa e saj e parë me producentin e TV, Trevor Engelson dështoi sepse atij nuk i pëlqeu fama e saj pasi u bë pjesë e serialit “Suits”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.