Këngëtarja Olta Boka dhe Ivi Rrokaj u bënë prindër të një vajze në mes të muajit korrik. Ata e pagëzuan me emrin Gaia, ndërsa lajmin e ëmbël e tregoi vetë për ndjekësit në rrjete sociale.
Vetëm pak ditë pas ardhjes në jetë të Gaias, këngëtarja ka nisur shëtitjet me të voglën e saj.
Sot, Olta nuk na e ka kursyer një foto të ëmbël në rrjete sociale, ku shfaqet duke i bërë xhiro me karrocë vogëlushes së saj.
Këngëtarja shfaqet duke buzëqeshur teksa vështron të bijën brenda në karrocë, dhe ne u bëmë tepër kuriozë për të parë portretin e Gaias!
