Largimi i Bora Zemanit mbylli kështu etapën e emisionit “Treshat”, pasi ajo ka kaluar tashmë në Top Channel ku drejton emisionin “Përputhen”.
Vëllezërit Veshaj do të rikthehen me një tjetër emision të quajtur “Binjakët” e bashkë me ta tani do të jetë Einxhel Shkira.
Mbrëmjen e djeshme është publikuar edhe videoja promo e emisionit të ri. “Binjaket. Kjo eshte promo e pare e @binjaket_shoë . U munduam te benim nje promo te tipit “nuk keni pare asgje akoma” por nuk e realizuam dot. Shihemi se shpejti ne @vizionplustv ❤️😘. #staytuned”- ka shkruar Donaldi në postim.
Por, vëmendjen na e tërhoqi komenti i Bora Zemanit, e cila prej disa kohësh po shijon një lidhje dashurie me Donaldin.
Megjithëse lart e poshtë është përfolur së fundmi për një ndarje të dyshes, moderatorja s’ka ngurruar t’i komentojë partnerit dhe t’i urojë suksese për projektin e ri.
