Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur në ishullin grek të Kretës.

BBC raporton se trupi i pajetë i shkencëtarja amerikane, Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Sipas të dhënave të para ajo ka vdekur si pasojë mbytjeje ndërsa hetimet kanë nisur për një vepër penale.

Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë pak ditore në ishullin grek.

Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi. Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here