Ish anëtari i grupit “Produkt 28”, Fabian Basha ka shpërthyer me tone të ashpra mbi mënyrën se si përdoret termi “Vip” në vendin tonë.
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku u shpreh se në ditët e sotme kushdo mund të bëhet “Vip” pa përfaqësuar asgjë për shoqërinë.
Fabi tregoi se në vendin tonë mungon sensi i kritikës dhe se në vend njerëzit shohin e klikojnë ato persona që nuk promovojnë asgjë.
“Edhe një budalla mund të bëhet Vip në budallëkun e vet, sepse del aty bën aiiii, auuu, aaaa, kënaqen njerëzit e shohin e klikojnë me miliona herë por nuk do të thotë që ai më ndikon mua në jetën time dhe nuk do të thotë që unë duhet ta promovoj këtë njeri. Këtu duhet të hynte sensi i kritikës që në Shqipëri fatkeqësisht mungon. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij tregu jo vetëm në sensin muzikor artistik por edhe në fusha të tjera të jetës,” përfundoi Fabi.
