Alba Çobaj është në muajin e fundit të shtatzënisë. Deri më tani ajo e mbajti të larg vëmendjes së publikut këtë lajm të ëmbël, por pasi i surprizoi të gjithë, nuk nguron herë pas herë të postojë foto nga përditshmëria e një gruaje që pret të bëhet nënë.

Nga problemet që ka si harresa, te nepsi për ushqimet e ndryshme, apo edhe përgatitjet për vajzën që do të sjellë në jetë.

Por nëse shumica e grave shtatzëna sapo marrin vesh lajmin e ëmbël, ndryshojnë gardërobën, për Albën është tërësisht ndryshe. Ajo vijon të jetë masa S.

Kjo e favorizoi atë që ta kishte më të lehtë, që lajmin ta mbante vetëm për vete për një kohë të gjatë.

Rrobat për gratë shtatzënë, Albës nuk i hyjnë aspak në punë

