Para disa ditësh, Eduard Kuçi ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”.
Kjo vjen për arsye se ata të dy kanë shkelur rregullat e programit dhe në rrjetet sociale qarkullon një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.
Por a janë ata të dy në një lidhje jashtë programit? Së fundmi, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë për “Prive”. I pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se mes tyre ka diçka më tepër.