Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Autoriteti i Konkurrencës zbulon “kartelin” e sigurimeve për automjetet, koston e paguajnë qytetarët

17:00 / February 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
largea c7e3c4e4 dc59 414f 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e larta në treg kanë detyruar Autoritetin e Konkurrencës që të nisë një hetim të zgjeruar në lidhje me kompanitë të cilat ofrojnë policat e sigurimit për mjetet motorike në vendin tonë.

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim tregun e sigurimeve gjatë vitit 2018 ku ka konstatuar përqendrim të tregut të policave të sigurimit në duart e pak kompanive ç’ka reflektohet edhe në çmimet e policave të sigurimit që qytetarët janë të detyruar të paguajnë. Ndaj Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rregullimin e tregjeve përkatëse të cilat janë objekt i veprimtarisë së tij, me qëllim vendosjen e një konkurrence të lirë dhe efektive nëpërmjet marrjes së masave konkrete.

Tirananews.al mëson se ndërmarrjet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës kanë qenë shoqëritë e sigurimit: Sigal Uniqa Group Austria SHA, Sigma Vienna Insurance Group SHA, Atlantik SHA SHA, Intersig Vienna Insurance Group SHA, Alb-Siguracion SHA, INSIG SHA, Eurosig SHA dhe Ansig SHA. Nga verifikimet rezultoi se përpara dhjetorit 2017 shitjet e policave të detyrueshme motorike kryheshin drejtpërdrejt nga sistemi i ndërmjetësve, duke raportuar në AMF me IP e sistemit të tyre, e cila paraqitet me skemën Agjent – Sistemi i Ndërmjetësit – IP e Ndërmjetësit – AMF. Por, pas dhjetorit 2017, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF, IP e ndërmjetësit u bllokua me qëllim ndalimin e skemës së mësipërme, e cila sipas AMF-së solli normalizimin e situatës me rezultat shitjen e policave nga IP-të e shoqërive. Por nga inspektimet e kryera së fundi nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka rezultuar se ndërmjetësit kanë rifilluar punën nëpërmjet një skeme tjetër nga ajo e mëparshmja, e cila pas verifikimeve të kryera nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare rezulton me skemën Agjent – Sistemi i Ndërmjetësit – IP e Shoqërisë – AMF. Sipas kësaj skeme policat shiten fillimisht me sistemin e ndërmjetësit dhe më pas maskohen me IP-në e Shoqërive. Bazuar në konstatimet e mësipërme, nga ana e AMF-së është konkluduar se: Shitja e policave kryhet nga sistemet e ndërmjetësve (Euro Broker dhe Star Broker), të cilët kanë mundësinë për të ndërhyrë në sistem”, thuhet në vendimin Nr. 561 dat 15.10.2018

Siç është konstatuar edhe nga vetë AMF-ja gjatë inspektimeve të kryera pranë kompanive të sigurimit, agjentëve dhe ndërmjetësve, rezulton se agjentët kryejnë shitje të policave të sigurimit MTPL edhe për shoqëritë e tjera të sigurimeve për të cilat nuk janë të 6 licencuar. Në periudha të caktuara të ditës, agjenti i një kompanie sigurimi nuk mund të shiste për kompaninë për të cilën është licensuar, duke u detyruar të shesë për llogari të shoqërive të tjera, gjë e cila bie në kundërshtim me Ligjin Nr. 52/2014, “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Edhe nga pikëpamja e nxitjes së konkurrencës në treg, kjo mundësi që u jepet agjentëve nga sistemi i shitjes së ndërmjetësit, për të pasur akses në informacionin e çdo kompanie sigurimi në treg dhe për të tregtuar për çdo kompani sigurimi, rrit transparencën e tregut, por mund të çojë potencialisht në koordinimin e sjelljes së kompanive të sigurimit.

Mes të tjerash, Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare që brenda 90 ditëve, ndërmarrja “Star Broker” SHA të ushtrojë aktivitet në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, në mbrojtje të interesave të konsumatorit, sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, si dhe duke zbatuar rregullat e miratuara nga AMF-ja. / tirananews.al

  • a
  • b 3
  • c
  • d 1
  • e

autoriteti konkurrences
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.