Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Bojkotuan Kuvendin, deputetët e PD dhe LSI padisin Ruçin, kërkojnë rrogën në gjykatë

19:55 / March 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka blyluykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djegia e mandateve duket se ka sjellë probleme financiare në familjet e ish-deputetëve të opozitës.

Ish-ligjvënës të PD dhe të LSI kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ata ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot).

Tirananews.al ka siguruar paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë ku kërkojnë pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit.

Ata i janë drejtuar Gjykatës Administrative me qëllim marrjen e rrogave të prapambetura.

Nga dosja që posedon tirananews.al rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas saj padrejtësisht paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019.

Shezai Rrokaj, kërkon që Kuvendi ta paguajë në shumën  187.261 për pot ë njëjtën periudhë. Të njëjtën gjë kërkon edhe ish-deputetja Fatbardha Kadiu e cila ka për të marrë 192.582 lekë.

Ndërkaq, deputeti Luciano Boçi kërkon detyrimin e Kuvendit që t’i paguajë shumën 319.315,  shumën 107.141 leke  dhe shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas tij padrejtësisht nga paga e deputetit. Kërkesën ai e ka bërë për periudhën 01.07.2014- 01.01.2015, periudhën 01.02.2017-01.06.2017 dhe për periudhën korrik 2018-janar 2019.

Por në listën e deputetëve që i janë drejtuar Gjykatës është edhe Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Më konkretisht, tre ish-deputetët demokratë kërkojnë përfitimet financiare për periudhën 01.07.2014 – 31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017 – 01.06.2017, përfitime që sipas tyre, burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit. / tirananews.al

  • 1 1 3
  • 2 1 2
  • 3 20
  • 4
  • 5 a
  • 6

kuvendi padi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.