Qeveria miratoi emërimin e Enkelejda Muçaj në detyrën e e zv.ministres se Energjisë dhe Infrastrukturës.-raporton Tirananews.al
Enkelejda Muçaj ka mbajtur postin e avokates së Shtetit nga 4 marsi 2020 deri në 28 qershor 2021.
Muçaj punon si avokate në një firmë ligjore prej vitit 2000. Ajo ka asistuar klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe minerareve si dhe në industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri.
Në vitet 1998-2000, Enkelejda Muçaj ka pasur edhe një rol si “Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës dhe Rinisë së asaj kohe, Edi Rama. Ajo ka ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri.
Gjithashtu lëvizje ka patur edhe në Ministrinë e Bujqësisë.
Sekretari i ri i Përgjithshëm i këtij dikasteri do të jetë Oltjon Muzaka.
Burime për *Tirananews.al* bëjnë me dije se pas emërimit të Frida Krifcës si ministre e MBZHR, në këtë institucion kanë nisur lëvizjet e brendshme për t’i dhënë punës një impuls të ri “Administrativ”.
Muzaka zëvendëson në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Enea Hotin.
Më herët Muzaka ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i zëvendësuar pak javë më parë (5 tetor 2021) nga Arlind Gjokuta, ish drejtuesi i Njësinë Speciale Anti-korrupsionit dhe Anti-evazion, në Kryeministri.
