Mungesa e opozitës në zgjedhje ka bërë që edhe shpenzimet e PS në këtë fushatë të jenë më të vogla. Nga dokumentet që ka siguruar tirananews.al rezulton se PS ka siguruar për këto zgjedhje rreth 800 milionë lekë të cilat janë shpenzuar gjatë zgjedhjeve. Ndërkaq, në këto zgjedhje edhe kandidatët për kryetar bashkie kanë siguruar të ardhura që i kanë përdorur për fushatë. Nga hulumtimi rezulton se Dritan Leli i Vlorës kryesor pasi të ardhurat e tij janë më të larta se të të tjerëve, ndërkohë më pas vjen Safet Gjici i Kukësit, i Lezhës dhe më pas Subashi i Fierit.
Ajo që bie në sy është se shumë prej të ardhurave janë përdorur për karburant, por nuk kanë munguar edhe shpenzimet për sallat e takimeve, për banera, për foninë nëpër tubime etj.
Tirananews.al sjell për lexuesit e saj edhe dokumentin e plotë të financimit të PS dhe të shpenzimeve të saj në këtë fushatë. /tirananews.al
