Një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe parandalimin e krimeve janë edhe përgjimet të cilat përdoren nga Prokuroria. Në raportin vjetor të organit të akuzës të siguruar nga tirananeës.al thuhet se gjatë vitit 2018 në sajë të kësaj teknike hetimore është arritur në arrestimin/ndalimin e 619 personave të dyshuar për krime kundër personit, vepra penale në fushën e narkotikëve, korrupsion e shpërdorim detyre, trafiqe e kalim i paligjshëm i kufirit apo vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja për shtetin e shtetasit. Grafiku i mëposhtëm paraqet procedimet sipas grupveprave penale për të cilat është kërkuar përgjimi i komunikimeve elektronike në hetimet paraprake:
Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2018 janë ekzekutuar gjithsej 3063 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 715 procedime penale. Nga këto, 147 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 4168 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale. / tirananews.al