Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperimenti i fshehtë që po bën prokuroria pas vdekjes misterioze të 4 rusëve në Qerret

17:31 / November 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruset
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Kavajës ka zhviluar një eksperiment hetimor me shpresën e gjetjes së shkaqeve që çuan në vdekjen misterioze të katër rusëve në hotelin në Qerret.

Nevoja e kryerjes së eksperimentit hetimor është vënë në dukje gjatë kësaj periudhe, ku Prokuroria dhe Policia kanë kryer hetime të njëpasnjëshme, duke u përqëndruar në mundësinë e vrasjes së qëllimshme dhe jo vdekjes aksidentale.

Qëllimi është të hidhet dritë mbi këtë ngjarje të rëndë ku humbën jetën, anëtarët e familjes ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov.

Synohet të zbulohet mundësia e asfiksimit nga prania klorit në ujë ose nga ajri i kondicionerit, që ishte në sauna.

Ora News mëson se çështja është ende në fazën fillestare, ku Policia dhe Prokuroria vijojnë me kryerjen e analizave laboratorike dhe tashmë është dashur të kryhet një eksperiment për të mësuar diçka, më tepër rreth shkakut të vdekjes së menjëhershëm të 4 turistëve rusë.

Me një informacion të hollësishëm mbi këtë çështje është njohur dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila ka kërkuar që të njihet në mënyrë shteruese me ngjarjen në fjalë që tronditi vendin.

Ndërsa zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka urdhëruar grupin e hetimit të mos mbajë asnjë kontakt me median.

“Për shkak të marëdhënieve të dy shteteve, kontakti komunikues për këtë çështje i gazetarëve duhet të mbahet vetëm më zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm”-thanë burimet.

Dyshimet e para që vijojnë të mbetet ende në fuqi janë se katër shtetasit rusë, janë asfiksuar nga klori, por ende nuk është përcaktuar plotësisht me saktësi dhe në mënyrë shkencore ky rezultat.

Rezultatet e analizave pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, nuk është ndaluar asnjë person i dyshimtë.

Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit rusë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë.

Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.

Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.

Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret. Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.

Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli.

Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.

Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pa jetë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

10:36 / September 24, 2026

Reforma territoriale, në Kuvend/ Parlamenti voton futjen në kalendar, votimi në 8 tetor

10:26 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.