Shumica e njerëzve qumështin e mbajnë në derën e frigoriferit dhe një gjë e tillë është e gabuar. Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit, pasi kjo nuk është veprim i mençur.
Arsyeja është e thjeshtë. Temperatura e ftohjes nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit dhe dyert janë vendi më i ngrohtë dhe kjo pjesë është më e ndjeshmja ndaj ndryshimeve.
Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk duhet mbajtur qumështi në derë, por vendi ideal për ta vendosur është pjesa qendrore e frigoriferit.