Edi Rama është në shkelje të ligjit me hapjen e ekspozitës së tij në Berlin, thotë Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi. Ajo tha se Rama ka braktisur detyrën.
“Në këto ditë të ftohta Tirana dhe disa qytete të vendit janë përballur me ndërprerjen e energjisë elektrike. Studentët janë ende në bojkot me kërkesa minimale të parealizuara nga qeveria. Fatura e ujit ka ardhur edhe më e lartë këtë muaj nga futja e një takse të re. Shumica e shqiptarëve jeton më keq, por kryeministri i vendit nuk do t’ia dijë.
Edi Rama e ka braktisur detyrën, për të hapur në Berlin një ekspozite të re për shitjen e krijimeve të tij, në shkelje të hapur të ligjeve dhe të Kushtetutës së vendit, e cila detyron heqjen e mandatit për deputetin Edi Rama”, deklaroi Vokshi.
