Policia e Shtetit bën të ditur se është ekstraduar nga Zvicra një 43-vjeçar i cili është dënuar me gjashtë vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për mbajtje pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Bëhet fjalë për Glerian Hyseni nga Rashbulli i Durrësit. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.
PËRSHKRIM I PËRMBLEDHUR I NGJARJES:
Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2008.