Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekzekutimi mafioz i boksierit, shqiptarët dhe kontrata e vdekjes

09:05 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boks 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një boksier grek, Haris Kontogiorgis u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri teksa po futej në palestër. Në tryezën e autoriteteve greke janë disa pista. Mediat në vendin fqinj e lidhin ekzekutimin me shqiptarët duke e cilësuar “kronikë të një vrasje të paralajmëruar”.

“Ta Nea” shkruan se policia vlerëson se vrasja lidhet me gjasë me veprimin e një bande grabitje greko-shqiptare që gjatë muajve të fundit goditi disa zona. “Ka një frikë se për arsye të ndryshme lufta e interesave në krimin e organizuar do të rifillojë nga kriminelët grekë në Atikë, që numëron 18 të vdekur që nga viti 2017. Dhe kjo pa marrë parasysh sulmet kriminale në Zakynthos dhe pjesë të tjera të vendit apo mes anëtarëve të mafies shqiptare.

Zyrtarët vlerësojnë se krimi lidhet drejtpërdrejt edhe me atë të kriminelit 58-vjeçar me pseudonimin “Kefalas” majin e kaluar. Dy viktimat e akteve kriminale në Metamorfosi dhe Galatsi njiheshin prej shumë vitesh. Me boksierin 44-vjeçar që duket se po e ndihmonte 58-vjeçarin në punë të ndryshme, ku ky i fundit e thërriste ose e prezantonte si “nipi”. 44-vjeçari në fakt ka qenë pranë skenës së vrasjes së 58-vjeçarit në Metamorfosi.

Zyrtarët mblodhën informacione se “kontrata e vdekjes” në maj në Metamorfosi kishte lidhje me kriminelët grekë dhe kryesisht shqiptarë. Mbetet e panjohur se cili ka qenë roli dhe nëse ka pasur përfshirje të boksierit të vrarë në Galatsi, në këto veprime të pasardhësve të 58-vjeçarit.

Policia kishte informacione se persona të tjerë që kishin kontakte me 58-vjeçarin e vrarë, por edhe kriminelë që synonin komandimin e Atikës verilindore, do të tentonin të vrisnin “nipin” apo persona të tjerë. Duke pasur parasysh se në këtë mënyrë ata do të kishin kontrollin në atë zonë. Frika dhe vlerësimet e policisë që fatkeqësisht u verifikuan mbrëmë” mbyllet artikulli i medias greke që implikon edhe shqiptarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.