Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.Florian Lamce është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’. Lamce është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për akuzën e mësipërme. Sakaq vëllai i Lamces, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2012 ai vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.
Postime te ngjashme
Add A Comment
