Gjithë këto muaj mungoi në rrjetet sociale dhe për më tepër nuk ka qenë shumë aktive edhe në muzikë. Tek tuk ka hedhur ndonjë foto apo story për të shmallur fansat e saj por mbrëmjen e sotme Elvana Gjata ka publikuar dy poza me njerëzit e saj të dashur, prindërit.
Krahas tyre, ajo shkruan: “Të shtrenjtët e mi… Në këto kohë të vështira, qëndroni sa më pranë familjes tuaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuese dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm!”

