Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Emocionet e Gurishtës: Nisa të qaj kur dha 4 minuta shtesë. Ky është vetëm fillimi për Vllazninë

23:03 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gurishta vllaznia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erdenis Gurishta ka bërë padyshim sezonin më të mirë të karrierës së tij si futbollist. Mbrojtësi e njëkohësisht kapiteni i kuqebluve, ka qenë shpesh vendimtar me lojën e tij në të dy anët e fushës dhe për të, që nuk e braktisi ekipin as në Kategorinë e Parë, trofeu i sotëm kishte më shumë kuptim, siç tregoi ai në “SuperSport” pas sfidës.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë moment, jam shumë i emocionuar. Kur gjyqtari dha 4 minuta shtesë, më filluan lot. Isha i lumtur, i emocionuar. Kam vuajtur shumë te ekipi i zemrës, kemi rënë nga kategoria e nuk jam larguar se e dija që Vllaznia dë të vijë. Ja ku erdhi. Kam realizuar shumë ëndrra në një vit, të jem kapiteni i ekipit të zemrës e të fitoj trofe. Shpresoj të jetë vetëm fillimi.

Sa kam besuar? E kam besuar që pas 6 javëve të para, kam kuptuar forcën e ekipit se u ndeshëm me gjithë ekipet e forta dhe dominuam. Patëm një moment të keq psikologjik ku në 8 ndeshje nuk fituam, e aty e humbëm titullin. Në mendjen time e kemi fituar se kemi qenë ekipi më i bukur, por si përfundim e çuam një trofe në Shkodër. Ky trofe shkon për tifozët e Shkodrës, na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës, edhe kur kemi rënë. Kjo kupë është për nënën time që ndërroi jetë dy vite më parë e është pengu më i madh i imi që nuk më pa duke ngritur këtë trofe.

Titulli? Të them të vërtetën e dija që kishim pak shanse. Nuk dua të hap polemika e të them se nuk ishte ndeshje e luajtur në fushë ajo e Teutës, por kur i kam parë në kronikë… Gjithsesi, javën e fundit pak shanse kishim. Ne luajtëm për tifozët, treguam që ishim Vllaznia e ekipi më i bukur. Kampionati shkoi te Teuta dhe i uroj suksese, do të shihemi në Superkupë e besoj se do ia marrin. Kam shumë besim edhe që do të kalojmë turin e parë në Europë.

Nuk është anormale që Vllaznia të fitojë një Kupë, meriton më shumë se kaq. Është jonormale që rri shumë vite jashtë Europe e pa trofe. Ky është vetëm fillimi”, ishte premtimi i kapitenit të shkodranëve.

emocionet vllaznine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.