Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Emrat/ 3 punonjës të policisë së Kavajës bien në pranga pas vetëvarjes së 31-vjeçarit në qeli

08:54 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kavaje 1 1024x608 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ne ambientet e paraburgimit në Kavajë, ku një 31-vjeçar i identifikuar si Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur, janë arrestuar edhe 3 punonjës policie.

Policët e arrestuar janë Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor
dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar. Madje, Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit ditën e djeshme kur ndodhi ngjarja.

Vetëvraja e një 31 vjeçari në ambientet e Komisariatit të Kavajës mbrëmjen e së mërkurës ishte një tjetër lajm tragjik për shoqërinë shqiptare.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë rreth orës 12:00 i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë.
I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë.

Sipas AbcNews, ndalimi i tij ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.
Sipas të njëjtave burime ai ishte identifikuar nga shenjat e gishtave të mbetura aty.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë është ngritur një grup hetimor, si dhe kanë shkuar me urgjencë në Komisariatin e Kavajës Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Lorenc Panganika, dhe disa oficerë të SHÇBA-së.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe babai i viktimës Ilvi Meta, Agim Meta, i cili hedh akuza ndaj policisë, ndërsa ka deklaruar se djali i tij u akuza për vjedhjen e një dere alumini.

Po për këtë ngjarje ka reaguar edhe opozita përmes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD, Dashnor Sula, të cilën akuzojnë policinë, duke thënë se i riu nuk është vetëvrarë, por ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar brenda qelisë nga uniformat blu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.