Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT/ Lanë mandatet, por jo lekët. 11 deputetë të opozitës në dyert e ISSH për pagesën

19:41 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1548318193 PDdeputetet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dogjën mandatet, por kjo nuk do të thotë se heqin dorë nga benefitet që gëzojnë prej statusit të deputetit. Top Channel ka mësuar se 11 deputetë të opozitës kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë, e cila është sa gjysma e pagës bruto që merrnin në Kuvend.

Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën e cila jepet nga Instituti i Pensioneve. Në listën e siguruar nga Top Channel, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti më jetëgjatë i Parlamentit dhe kryetares së Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

Lista vijon me Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin. Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit.

Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë patur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet. Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.

Kjo pasi për dy muajt e parë ata kanë përfituar rrogën e plotë nga Kuvendi. Kësisoj, rroga kalimtare fillon nga 21 prilli kur bëhen dy muaj nga djegia e mandateve nga opozita.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë bërë padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit, duke kërkuar pagat e muajve kur ata kanë qenë në bojkot parlamentar. Bojkoti i Kuvendit nisi në fillim të korrikut dhe më 21 shkurt opozitarët hoqën dorë edhe nga mandatet e deputetit.

pagesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.