Në Presidencë është hedhur sot shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020. Sipas shortit të hedhur emrat që bien në sy është ai i Ardian Dvoranin, kreut aktual i cili ishte kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë, ndërkohë që është zgjedhur dhe Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme.
Sipas shortit të zgjedhur për anëtarë të KED-së janë
Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese
Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese
Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë
Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme
Miranda Andoni, nga Gjykatat e Apelit
Saela Dollani nga Gjykatat e Apelit
Ludovik Dodaj, nga Zyra e Prokurorive
Fatjona Memcaj, prane Zyrave të Prokurorive të Apelit
Arian Qafa, gjyqtar i Gjykatës Administrative
Me të njëjtën procedurë u zgjodhën zëvendësues:
Marsida Xhaferllari, nga Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë nuk do të ketë sepse nuk kishte kandidatë
Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme
Nazmi Troka, Gjykata e Apelit
Nezir Gjokaj, nga Prokuroria e Apelit
Marjana Velçani, gjyqtar nga Gjykata Administrative