Një sasi prej 12 kilogramë marijuanë në vlerën e 300 mijë eurove është sekuestruar nga Policia e Barit pas një kontrolli në zonën e Liberta.
Mes të ndaluarve në këtë operacion është edhe një shqiptar i identifikuar si Rudmir Tatari, datëlindja 1976, në shtëpinë e të cilit u gjet lënda narkotike.
Policia italiane bën me dije se droga ishte bërë gati për t’u shpërndarë në doza, që më pas do të tregtoheshin në rrugët e Barit.
Droga ishte paketuar në kartona të mëdhenj që përdoreshin për paketimin e pajisjeve shtëpiake
Analizat e kryera nga Policia Shkencore, dolën në përfundimin marijuana kapte në treg vlerën e 300 mijë eurove.
Shqiptari, me urdhër të Prokurorit Publik të Barit është transferuar në burg në pritje të vendimit.
