Artisti i madh Ennio Morricone do mbajë koncertet e lamtumirës në Arena të Veronës dhe në Romë. Mjeshtri 90-vjeçar do të jetë në datat 19 maj në Verona dhe në 15 dhe 16 qershor në Terme di Caracalla në Romë.
Koncertet janë pjesë e turneut botëror ”60 vjet muzikë” që festojnë 60 vjetorin e tij të karrierës si kompozitor dhe dirigjent dhe që deri tani ka zhvilluar 50 koncerte në 35 qytete të Europës.
Mbi 650 mijë të apasionuar pas muzikës së tij kanë qenë pjesë e turneut nga viti 2016 e deri sot për të parë nga afër maestron dhe për të ndjekur një kor që sjell mbi 200 persona në skenë.
Një ndër veçantitë e këtij turneu është se çdo mbrëmje ka një program të ndryshëm.