Prej disa kohësh tashmë Era Istrefi përveçse jo shumë aktive në muzikë, edhe në rrjetet sociale poston shumë rrallë.
Foto e fundit që ajo ka postuar mbrëmjen e djeshme po bëjnë xhiron e rrjetit. Ajo shfaqet në një dhomë gjumi në Mbretërinë e Bashkuar, teksa shkruan se është bërë banore rezidente e Britanisë, vend në të cilin po qëndron prej kohësh.
Gjatë muajve të karantinës, Era Istrefi na ndihmoi paksa të kalojmë ditët e vështira të izolimit në shoqërinë e këngës së saj të re të titulluar “Sayonara baby”.
Mirëpo, kaluan shumë muaj dhe ende nuk kemi ndonjë të re nga Era lidhur me projekte të reja që mund të vijnë së shpejti.
Në muajin korrik ajo na la të kuptojmë se shumë shpejt do vijë me një bashkëpunim me Butën.
Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Era, e cila ka publikuar një foto nga studio muzikore së bashku me reperin.