Eranda Libohova ka menduar që të zgjedhë tetorin për të bërë disa ditë pushime plus, ndoshta dhe për faktin se “e do të gjithë plazhin për vete”.
Këngëtarja e njohur ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku shihet e lumtur dhe shumë në qejf, teksa deti i përkëdhel trupin.
Eranda ka veshur një palë bikini të zeza të cilat e tregojnë shumë sensuale, teksa në ‘backround’ duken çadrat e plazhit të gjitha bosh. I gjithë bregdeti është për të.
“Ah ky moti ma ka gjetur piken e dobet ! Pushim me kohe te plote!”, shkruan ajo krahas fotove të ëmbla që ka publikuar në Instagram.
