Neni 1 i projektligjit për TVSH e inputeve bujqësore, ka përplasur ministren e Ekonomisë Delinda Brahimaj me deputetin e PS, Erion Braçe.
Ish kryetari i komisionit të Ekonomisë, Braçe kërkoi shpjegime nga ministrja nëse vendosja e një shkalle të re për TVSH për inputet bujqësore është rekomandim i FMN apo jo, ndërsa akuzoi se “s’jeni marrë me të tjera favore që janë në këtë nen e që kushtojnë shumë më tepër para se sa këto paratë që kanë dëmtuar ekuilibrin fiskal përmes inputeve bujqësore”
Erion Braçe: Në nenin 1 të pr ligjit që ka sjellë qeveria bën ndryshime në neni 49, shkallët e reduktuara, dua të di pse keni shkuar drejtpërdrejt tek një favor bërë bujqësisë pra heqjen e përjashtimit dhe vendosjen e një shkalle të re
tatimi mbi vlerën e shtuar për inputet buqëjsore plehra pesticide, dhe s’jeni marrë me të tjera favore që janë në këtë nen e që kushtojnë shumë më tepër para se sa këto paratë që kanë dëmtuar ekuilibrin fiskal përmes inputeve bujqësore?
Ministrja Delinda Brahimaj: Ne gjatë këtij viti kemi pasur një tjetër mision të FMN që ende s’është përmbyllur, parë në këndvështrimin e pandemisë dhe krizës që kaluam. Rekomandimet e FMN janë me vite dhe sapo të finalizohet drafti i rekomandimeve të tyre ne do nisim një proces konsultimi për hartimin e strategjisë afatmesme të të ardhurave që do konsultohet me gjithë palët e interesit, sa i përket pyetjes pse bujqësia …
Erion Brace: Pra propozimet e FMN janë me vite thoni ju, dua të di FMN ka propozuar që në vitin e parë të reformës së heqjes së favoreve dhe përjashtimeve e para që duhet goditur është TVSH e inputeve bujqësore? FMN e ka bërë këtë propozim për këtë vit?
Delinda Brahimaj: Thashë që propozimet kanë qenë të vitit 2019, ndëkohë që janë të gjitha duke u rishikkuar dhe raporti final s’ka ardhur ende.
Erion Brace: Pra mos themi FMN
Delinda Brahimaj: Po patjetër që është FMN
Erion Brace: Jo patjetër që nuk është FMN se rendi nuk është FMN
Delinda Brahimaj: Rendi nuk është FMN por është rekomandimi është i FMN, në bazë të përjashtimeve dhe rekomandimeve të FMN është propozuar dhe heqja e përjashtimit për sektorin e turizmit.
Jorida Tabaku: Ka disa vendime që janë politike si akciza e duhanit vendas, meret vendim politik që s’do e zbatojmë dhe me FMN, rekomadnimet e FMN s’janë kurrsesi detyruese, është politkë fiskale që qeveria ka ndërmend të marrë, shqetësimi është e vetmja paketë që ndërkohë që flasim ka protesta, fermerët do protestojnë gjithmonë do thoni ju por ‘smund të trajtohet bujqësia si cdo sektor tjetër, duhet parë me prioritet pikërisht prej pandemisë, krizave që ka pasur sektori.
Erion Brace: Ti marrim nenet me radhë për të kuptuar njëri-tjetrin. Rikthehem te Neni 1. E kam shumë të qartë se radhën në vendimarrje për favore fiskale duhet ta përcaktojë Parlamenti them unë. Sepse tatimet dhe taksat i përcakton Parlamenti. Dua të them dy gjëra të rëndësishme. Nuk rriten tatimet dhe taksat kur rriten çmimet. Nuk ka mundësi të ndodhi. Nga prilli deri tani çmimet e imputeve bujqësore janë në rritje. Rritja e çmimeve të imputeve bujqësore nga importi është transmetuar në kosto të drejtpërdrejtë në punën e bujkut. Kur çmimet janë në rritje të vendosësh një taksë 10 për qind, do transmetohet e plotë në koston e punës së bujkut. Nuk ka vend në Evropë të rrisë tatime kur çmimet janë në rritje. Nëse ma gjeni një vend, tërhiqem unë, ju kërkoj ndjesë. Po ma gjeni një? Po përsëritet radha e favoreve, nuk fillon nga sektori më në hall. Jam dakord të hiqen te gjitha përjashtimet dhe favoret që kemi bërë që kemi bërë në normë dhe procedurë. Janë më të shumta ato në procedurë që u kanë dhënë mundësi sipërmarrjeve të mëdhaja që ti ikin tatim-fitimit. Ose të paguajnë norma qesharake 2-3 për qind të xhiros.