Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Erion Braçe publikon pamjet nga punimet e Rrugës së Arbrit, komplimenton kompaninë: Punë e jashtëzakonshme, të gjithë punëtorët janë shqiptarë

19:13 / April 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rruga e Arberit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar pasditen e sotme pamjet e punimeve në Rrugën e Arbrit, të cilat po kryhen të gjitha nga kompania shqiptare “GJOKA”.

Braçe tregon progresin e punimeve, ndërsa komplimenton kompaninë “GJOKA” që sipas tij po bën një punë të jashtëzakonshme, në një kohë jo të zakonshme dhe shumë të vështirë për të gjithë. Zv.kryeministri shkruan në Instagram se të gjithë inxhinierët, konstruktorët, ndërtuesit, mekanikët e manovratorët të cilëve kompania “GJOKA” u ka besuar punimet, janë të gjithë shqiptarë.

“Nuk ua them dot cfare pune e madhe inxhinierike, konstruktive, ndertimore po behet;

Po e perseris: nga inxhiniere, konstruktore, ndertues, mekanike, manovratore, punetore te gjithe shqiptare te kompanise shqiptare GJOKA”, shkruan ndër të tjera zv.kryeministri Erion Braçe dhe publikon pamjet nga punimet në Rrugën e Arbrit.

SHKRIMI I PLOTË I ERION BRAÇES DHE PAMJET:

KJO ESHTE #RRUGAEARBRIT, RRUGA E DIBRES!

Fare rastesisht dje, duke u kthyer nga Divjaka, degjova nje gomar te thoshte: Sa kohe do paguajne rrugen e Arbrit me dyfish te cmimit… nuk do kete leke per biznesin e vogel!

Nuk di perse gjithmone, rastesisht me qellon te degjoj te njejtin gomar, fiks ate qe kurre nuk beri nje pune pa vjedhur e qe gjithnje llogaria me numra i del me pak per te fshehur vjedhjen e tij;

Por me mire keshtu sepse me shtyu te shoh #RRUGENEARBRIT, RRUGEN E DIBRES!

Ja ku e keni, shiheni; Kjo ne nisje eshte ura e fshatit FSHAT, 174 meter e gjate ne 157 meter lartesi, po montohet tani ne keto kushte, kaq te veshtira dhe po e nderton nje kompani teresisht shqiptare, GJOKA!

Ajo ne vijim, thuajse e perfunduar eshte ura e Vashes, 314 meter e gjate ne 154 meter lartesi!

Te dyja urat bashkojme tunele, madje tunelet jane bere te paret per te krijuar mundesine e hapjes se kantiereve te urave.

Nuk ua them dot cfare pune e madhe inxhinierike, konstruktive, ndertimore po behet;

Po e perseris: nga inxhiniere, konstruktore, ndertues, mekanike, manovratore, punetore te gjithe shqiptare te kompanise shqiptare GJOKA

Eshte larg syve te njerezve por DUHET TA SHOHESH ME SYTE E TU!

Tani tu them dhe numrat; E gjitha, #RRUGAEARBRIT kushton 33.6 miliarde leke!

Pra, ndertimi i rruges-perfshire 10 km tunele, 1.4 km ura te medha sic keto qe ju tregova, bashke me dy rruge lidhese, mirembajtje e operim per rugen e tunelet per 10 vite, interesat e kredive etj, kushton 33.6 miliarde leke!

Doni ti bejme krahasimet tani?

https://www.instagram.com/p/B_Z6ru5nbaA/

erion brace Rrugës së Arbrit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nuk i marr leje askujt”/ Shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, Braçe: S’dua t’i vijë fundi PS-së

22:19 / April 2, 2026

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

21:41 / February 2, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.