Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar një situatë të dhimbshme që po kalon Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Teksa ishin të dy në një takim me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë, Veliaj tha se të gjithë kanë probleme, por nuk harrojnë që t’i përkushtohen edhe punës.
Referuar Manastirliu, Veliaj tha se ajo ka të atin sëmurë dhe po lufton me vdekjen.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen,”- tha Veliaj ndër të tjera.
