Një romancë që do të përfundojë në lidhje kurore mund ta quajmë atë të Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj. Çifti i njohur duket se po shkon drejt altarit, siç bën të ditur në postimin e saj dhe vetë Blerta e cila ka marrë propozimin për martesë.
“Thashë Po”, shkruan ajo krah fotos ku shfaqet dhe mjedisi i kuruar me detaj nga Erioni me tullumbucat në sfond që në anglisht nënkuptojnë pyetjen klasike në raste të tilla “A do të martohesh me mua?”.
Të dy ata kanë ndarë pamjet magjike me ndjekësit në rrjetet sociale, ku shihen qirinjtë, një arush i madh, petale trëndafili, tullumbaca dhe sigurisht “Marry me”.

