Debati i ashpër në “Opinion” mes Ervin Salianjit dhe Lorenc Vangjelit zbuloi disa të pathëna për ish deputetin demokrat.
Në debat e sipër, Lorenc Vangjeli e pyet demokratin nëse ka një vëlla nga nëna me emër të ndryshuar e që është i dënuar në Itali. Por Salianji e mohoi këtë fakt.
CNA raporton se nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është administruar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ai ka një vëlla nga nëna.
Sipas të dhënave zyrtare, personi quhet Alex Kaçani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës së tij Shega me Bedri Xhengon.

Klodian Xhengo, me mbiemër të ndryshuar në ish-komunën Gorë, datë 14.01.2005 ndërsa emri i ndryshuar në ish-komunën Bulgarec datë 28.01.2005.
Nëna e tij është martuar më pas me Bujar Salianjin me të cilin ka dy djem, njëri prej tyre ish-deputeti.
Për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Europës ku ka qëndruar për disa kohë, Klodian Xhengo ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kaçani.
CNA raporton se gjatë kohës që Lulzim Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, ai ka qenë punonjës në një nga drejtoritë e këtij institucioni.
