Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Është kthyer në “makth” për të gjithë shkollën, prindërit ankohen për 13-vjeçarin: Na ngacmon fëmijët, i kërcënon dhe u merr para

15:29 / May 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kongresi i Manastirit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në media po qarkullon lajmi se një nxënës në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, është kthyer në problem, pasi ngacmon seksualisht vajzat dhe kërcënon e fyen mësuesit dhe askush nuk merr masa për këtë.

Rasti konkret ka të bëjë me një fëmijë që është 13 vjeç. Ka ardhur nga një institucion privat një vit më parë. Është  një fëmije i vetëkënaqur, për shkak se është edhe kampion noti dhe ndihet me i zhvilluar se të tjerët. Nga verifikimet tona nxënësi ka shfaqur sjellje të pahijshme, përdor fjale të pista, ka sjellje hiperaktive, u merr sendet personale (mjete mësimore) ose u merr lekët fëmijëve dhe blen pije energjike që i konsumon shumë. Unë kam 1600 nxënës dhe i trajtoj të gjithë  njësoj. Mua nuk më ka ardhur asnjë ankesë zyrtare për kërcënim me thikë apo ngacmimi seksual siç flitet në media.

Unë kam ndjekur të gjithë hapat zyrtare. Këshilli i Disiplinës ka marrë vërejtje ndaj tij dhe familja ka premtuar të merret seriozisht me këtë problem, ndërkohe që psikologja po e trajton me kujdes këtë rast. Të gjithë hapat ne i kemi ndjekur, para se lajmi të behej mediatik. Ne duhet t’i trajtojmë këto raste, jo t’i hedhim në rrugë këta fëmijë. Ne po flasim që edhe fëmijët e rrugës t’i edukojmë në shkollë”, tha Etiola Muhaj, drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Tiranë

Drejtoresha tha se me t’u mediatizuar ky rast, ka patur prindër të shqetësuar që kanë pyetur në drejtori.

“Nëse është e vërtete, atëherë është shumë e rëndë”, përgjigjet një prind. “Unë do të pyes tani në drejtori”, thotë një tjetër. “Unë i sjell fëmijët të jenë të sigurt në shkollë, jo të më ngacmohen dhe të sikletosen”, thotë babai i një adoleshenteje.  Drejtoresha e shkollës i siguron të gjithë prindërit për mbarëvajtje të procesit mësimor./ Top Channel/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil 

20:38 / July 13, 2026

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat

12:45 / July 13, 2026

Vrau gruan me armë gjahu për motive xhelozie/ Gjykata e Shkodrës lë në burg pa afat 64-vjeçarin

10:50 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.