Gerardo Fortuna, gazetari i prestigjiozes Euroactiv që po ndjek nga afër zhvillimet në Bruksel thotë se bisedimet për zgjerimin dështuan përfundimisht.
“Një rinisje e bisedimeve për zgjerimin nuk është në agjendën e sotme, megjithëse nuk përjashtohet përmendja e një ndryshimi procedural në konkluzionet finale, tha një diplomat i BE.
“Pashë raportimet në media se 25 shtete janë pro dhe tre kundër, por nuk është kaq e thjeshtë. Disa vende ishin dhe në favor të shkëputjes së dy vendeve, disa kundër, por ajo që duhet thënë është se kishte një shumicë të madhe të gatshme për të hapur negociatat”, tha burimi.
“Por keni nevojë për unanimitet në nivelin e BE”, vijon i njëjti burim. Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë morën vëmendjen më të madhe dje, ndërsa diskutimet për Turqinë ishin më shumë një formulim i përditësuar tashmë që ishte rënë dakord nga ministrat e jashtëm të BE-së”, shkruan Fortuna.
Ndërkaq, Euractiv raporton se presidenti francez Emmanuel Macron, ku janë drejtuar sytë e të gjithëve ka shmangur gazetarët, dhe ka preferuar të dalë nga dera e pasme.
