Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

EURO 2024 / Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri

11:20 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moldavi – Shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshon orari i ndeshjes Moldavi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, që ishte planifikuar të luhej në ora 20:45 të datës 17 nëntor.

UEFA ka pranuar kërkesën e palës moldave, që kishte rënë ndërkohë dakord në parim edhe Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar orarin e fillimit të kësaj ndeshjeje nga 20:45 në 18:00 (sipas orës lokale europiane).

Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E në këto kualifikuese, ku veç Moldavisë, Polonia, Republika Çeke dhe Ishujt Faroe janë kundërshtarët e tjerë të kuqezinjve.

Shqipëria renditet aktualisht në vendin e dytë të grupit E, pas tre ndeshjeve të luajtura, ku ka siguruar dy fitore përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa ka humbur përballjen e parë me Poloninë.

Në muajin shtator, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje vendimtare për këto kualifikuese, kundër Republikës Çeke (7 shtator) në transfertë dhe Polonisë (10 shtator) në stadiumin ‘Air Albania’.

Më 12 tetor, ekipi kuqezi do të presë në shtëpi çekët, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 20:45. Po në tetor, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë. Kjo sfidë është planifikuar të luhet më 17 tetor në stadiumin ‘Air Albania’.

Ndërsa në muajin nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë. Shqipëria udhëton fillimisht drejt Moldavisë më 17 nëntor, me sfidën që nis në ora 18:00, teksa do ta mbyllë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi më 20 nëntor në ora 20:45.

euro 2024 Moldavi – Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.