Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Euro U-19 për vajza, Shqipëria triumfon ndaj Moldavisë

16:47 / November 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vajzat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi sot me rezultatin 3-0 përballë Moldavisë. Ky është suksesi i dytë brenda pak ditësh në ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grup-moshë, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Moldavinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Goli i Stela Vatës, një autogol i Moldavisë dhe një gol i kapitenes Xhesika Ndoj vendosën sfidën, që u dominua thuajse në të 90-të minutat nga Shqipëria.

Trajnerja Luçije Gjini e nisi me këtë formacion ndeshjen: Spahiu (GK), Hasaj, Nika, Hysa, Vata, Hoxhaj, Qose, Ndoj (c), Methoxha, Ago, Vasa. Ndeshja nisi mjaft mirë për Shqipërinë e Luçije Gjinit, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pas një aksioni të bukur nga Klesta Ago, topi i goditur u ndal në shtyllë dhe më pas përfitoi Stela Vata për ta dërguar në rrjetë. 1-0 për Shqipërinë dhe festë kuqezi në pankinë e tribuna.

Skuadra mban mirë ritmin e lojës dhe nuk humb për asnjë minutë freskinë e dëshirën për të shënuar gola të tjerë. Moldavia shënon autogol, duke i dhuruar një gol të dytë vajzave kuqezi, teksa rezultati i ndeshjes shënon 2-0 për Kombëtaren. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat. Fraksioni i dytë nis në mënyrë të shkëlqyer për Shqipërinë. Xhesika Ndoj shënon golin e tretë për skuadrën. Një gol fantastik nga distanca, që vjen pas disa pasimeve dhe më pas është kapitenia Ndoj ajo e cila tenton nga larg dhe mposht portieren moldave. 3-0 për Kombëtaren shqiptare.

Takimi u mbyll me këtë rezultat, me kuqezezat që marrin kështu tri pikët e radhës dhe kanë grumbulluar në total 6 pikë, po aq sa Bjellorusia e vendit të parë. Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Bjellorusisë të martën e 3 dhjetorit në ora 13:30. Kjo sfidë do të vendosë edhe se cila kombëtare do të kalojë në Ligën A në raundin e dytë. Kombëtarja U-19 ka nevojë për tifozët në këtë sfidë dhe për këtë arsye FSHF fton të gjithë shqiptarët të bashkohen së bashku në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” për të përkrahur skuadrën. Në takimin tjetër të grupit, që u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”, Bjellorusia mposhti Malin e Zi me rezultatin 4-0.

V1

Euro U-19 për vajza Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.