Pas shtyrjes së supersfidës Arsenal-PSV Eind’hoven, sot do të luhen 15 ndeshje të ndara në dy orare. Sfidë interesante prej orës 18:45 është ajo ndërmjet Sherif Tiraspol dhe Manchester United. Moldavët sfidojnë gjigandët anglezë, por mesfushori shqiptar Regi Lushkja nuk është i grumbulluar dhe humbet shansin të sfidojë Cristiano Ronaldon. Në të njëjtin orar në fushë do të jetë edhe Lazio e Elseid Hysajt, e angazhuar në transfertën daneze ndaj Midtyjland.
Postime te ngjashme
Add A Comment
