Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Europiani, si po spiunohen rivalët dhe meraku i Silvinhos. Ekipi kuqezi ndodhet në një grup “ferri”

16:29 / May 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Silvinjo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi kuqezi ndodhet në një grup “ferri” në Europianin e Gjermanisë ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Trajneri me stafin teknik kanë analizuar përballjet e fundit që Italia, Spanja dhe Kroaci kanë luajtur sepse në kohët e sotme, teknologjia ta mundëson më së miri një gjë të tillë dhe informacioni për kundërshtarin është tepër i zgjeruar, madje deri në detaje, pavarësisht se strategjia kur përballesh me ta mund të jetë ndryshe.

Zbulohen edhe sesi janë ndarë detyrat në stafin teknik në analizën e rivalëve. Braziliani Silvinjo është marrë me videot e ndeshjeve të Italisë, ndihmës trajneri Doriva me ato të Kroacisë dhe ndihmësi tjetër, Pablo Zabaleta, me përballjet e Spanjës. Një analizë që vlen për të njohur më shumë karakteristikat, lëvizjet, skemat e ekipeve kundërshtare dhe për të marrë masat e duhura në fushë në përballjet që kuqezinjtë do të luajnë në Europian.

Pas dy sfidave miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin, në muajin qershor Shqipëria do të nisë edhe rrugëtimin në Europianin “Gjermani 2024”. Më datë 15 qershor kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë kundër Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë kundër Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

silvinjo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.