Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fati” i Metës do të jetë në duart e gjyqtarit që e emëroi vetë Presidenti

18:30 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta presidence
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari Përparim Kalo është caktuar nga Kushtetuesja si relator për çështjen e shkarkimit të presidentit të republikës Ilir Meta. Kalo u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit në dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas ligjit çështja e shkarkimit të Presidentit shqyrtohet paraprakisht nga Kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.  Kolegji ka 3 muaj afat nga data e dorëzimit të kërkesës për të vendosur nëse çështja kalon për shqyrtim në seancë plenare. Duke pasur parasysh se Kuvendi e ka dorëzuar kërkesën në 14 qershor, atëherë ky afat përfundon në 14 shtator. Por nëse  mbajmë parasysh se muaji gusht është pushim, atëherë afati është 14 tetori.

E deri në këtë datë, jo pak gjëra pritet të ndryshojnë. Së pari mendohet që në fillim të vjeshtës Gjykata Kushtetutese të ketë 9 anëtarë nga 7 që ka aktualisht, pasi pritshmëritë janë që Gjykata e Lartë të ketë kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur 3 anëtarët e saj në Kushtetuese.

E nëse gjykata plotësohet, atëherë trupa që do të vendosë për fatin e Ilir Metës do të ketë 3 gjyqtarë e zgjedhur nga Presidenti, 3 nga Parlamenti e 3 nga Gjykata e Larte.

Kjo është hera e parë që Gjykata Kushtetuese do të shprehet për një çështje kaq të rëndësishme si shkarkimi ose jo i Presidentit të Republikës.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Thirrjet agresive të Berishës në Kuvend, Açka: Kështu ka qenë gjithmonë

19:26 / October 29, 2026

Votohet agjenda e seancës/ Opozita bllokoi foltoren, u përpoq të pengonte punimet

12:25 / October 29, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në fokus ekonomia, biznesi dhe administrata publike

09:11 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.