Rreth 11 muaj më parë prezantuesja më IN e ekraneve shqiptare Fatma Methasani dhe shefi më i njohur Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
Gjatë këtyre muajve ata na kanë treguar se të dy po e shijojnë shumë këtë ndryshim që i vogli ka sjellë në jetën e tyre, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të birin.

Padyshim që jeta e tyre ka ndryshuar totalisht dhe këtë na e ka risjellë në vëmendje edhe një herë Fatma ditën e sotme.
Ajo ka postuar një foto ku shihet teksa pozon në një restorant duke shkruar : “Para”.

Dhe më pas ka postuar një tjetër foto nga i njëjti vend por këtë herë pjesë e fotos është edhe Noah, i cili shihet tek merr një pjatë dhe Fatma direkt në aksion për të parandaluar ndonjë incident.
“Pas” ka shkruar ajo me nota humori.
