Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatmir Mediu del kundër PD-së së Berishës: Nuk mund të bëhen protesta rreth individëve

13:45 / February 5, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Fatmir Mediu 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu del kundër PD-së së Berishës dhe grupit të Bardhit, dhe thotë se opozita nuk mund të protestojë rreth individëve apo për interesa pushteti. Në një intervistë në “Breaking”, thotë se opozita duhet të rikthejë komunikimin me qytetarët dhe jo ti thërrasë ata vetëm për protesta.

A ua dinë për nder politikanët shqiptarë,kur ju loboni që ata të takohen me kongresmenë amerikanë?

Nuk është çështje nderi. Ka pasur raste kur kam qenë me “udhëheqës të mëdhenj” që presin fotografinë për të dalë që kanë qenë ata vetëm me kongresmenët amerikane.

Pra ju kanë hequr ju nga foto?

Po ka ndodhur. Janë njerëz që e shohin botën rreth e rrotull vetes së tyre.

Opozita duhet të vijojë me protestat? Jepni ju mendimet tuaja gjatë mbledhjeve të grupit?

Jap ndonjëherë deri në bezdi. Opozita duhet të ngrejë nivelin e saj të marrëdhënieve politike. Prandaj kemi propozuar ngritjen e një federate, duke u bashkuar rreth ideve jo individëve. Duhet ta nisim këtë federatë qoftë edhe me më pak parti politike për të bashkuar më pas gjithë opozitën. Në Uashington u pa interesi i zyrtarëve të SHBA-së për të folur me përfaqësues të opozitës, Bardhi apo Çupi. Kjo marrëdhënie duhet rritur edhe në BE. Nuk mund ti thërrasim qytetarët që vetëm të vijnë dhe të protestojnë, por të shkojmë dhe të flasim me qytetarët kush është e mirë dhe kush janë zgjidhjet tona. Opozita ka harruar komunikimin me qytetarët, ata duhen dëgjuar.

Jeni kundër këtij aksioni?

Nuk jam kundër, por është një element. Ne nuk jemi strukturë protestash, por strukturë politike. Nuk mund të jetë protesta as rreth individësh, as rreth interesash pushteti. Duhet të jetë rreth interesit të ndërtimit të një shteti. Protesta duhet ndërtuar për funksionimin kushtetues të shtetit shqiptar.

Fatmir Mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Rama publikon foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

20:00 / May 24, 2025

Helmohen fëmijët në kopshtin shtetëror të Gramshit, dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë

17:20 / May 24, 2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kukës

16:20 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.