Policia e Elbasanit ka dhënë njoftim mëngjesin e sotëm se pedagogu Denis Himçi është vënë në pranga, pas shoqërimit mbrëmjen e të martës, ku u transmetuan dhe pamjet në emisionin investigativ “STOP”.
Lexo edhe- Profesori në Elbasan i kërkon favore seksuale studentes: Kur të ikin “miqtë” do vish e përgatitur?
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.