Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fëmijëria mes drogës dhe armëve, Felipe Melos tregon historinë e trishtë: 95% e shokëve s’jetojnë

18:27 / March 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
melo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fushën e lojës është i egër, por jashtë saj një njeri pozitiv. Një njeri që në fëmijërinë e tij refuzoi armët dhe drogën për t’ju dedikuar futbollit. Felipe Melo rrëfen jetën e tij për mediat argjentinase dhe zgjedh Mesin përpara Ronaldos.

Mesi më i miri në botë? “Është më i miri i historisë. Unë nuk mund të them asgjë për Pelenë sepse nuk e kam parë të luajë. Nga Maradona kujtoj Botërorin e vitit 1990 kur fituan kundër Brazilit me golin e Kanixhës. Në Brazil njerëzit thonë se Ziko ka qenë më i miri nga të gjithë, por unë e kam parë vetëm në ndeshjen e lamtumirës në Marakana. Mund të them se Pele dhe Maradona kanë qenë fenomenalë për mua.

Kam parë Leo Mesin të luajë dhe është i jashtëzakonshëm. Më i mirë se Kristiano. Ai mund të shënojë 5 gola në një ndeshje, por Messi përveçse shënon 5 gola, ndihmon shokët e skuadrës të shënojnë. Kjo do të thotë se Leo është më i kompletuar”.

1 23

Markimi ndaj Mesit- “Ai është një lojtar unik. Kur me kombëtaren e Brazilit luanim kundër tij thoshim: Do ta godasim nga këmbët me radhë. Nëse nuk e godet është e vështirë të ndalet. Por nuk po them goditje për ta dëmtuar, por thjesht për ta ndaluar, per t’i ulur ritmin dhe për ta bezdisur”.

Europa dhe Amerika- “Diçka e kanë të përbashkët. Arbitrat të çajnë by… kudo. Por çdo vend ka shkollën e tij. Në Angli nëse shkakton faull tifozët ja bëjnë OHHHH dhe arbitri vazhdon lojën. Në Spanjë një faull i tillë mund të jetë i kuq. Në Brazil disa arbitra lënë lojën, ndërsa të tjerë të ndëshkojnë. Por prandaj më pëlqen Kupa Libertadores sepse më arbitrojnë argjentinasit dhe ata nuk japin kartonë”.

Fëmijëria në Brazil- “Unë kam lindur në lagjen më të tmerrshme të Rios. Nëna ime qëndronte me mua dhe vëllezërit në shtëpi, ndërsa babai punonte gjithë ditën. Nuk kisha komoditete, por as nuk më mungonte gjë. Ëndrra ime e madhe ishte futbolli. Nëse nuk bëhesha futbollist nuk e di çdo të ndodhte me jetën time. 95% e shokëve të mi të fëmijërisë nuk jetojnë më sepse zgjodhën rrugën e gabuar”.

Jeta në lagje- “Kam parë me sytë e mi gjëra të paimagjinueshme dhe është e mira të mos flas për to. Kam pasur mundësinë, por kurrë nuk doja të kisha armë dhe drogë nëpër duar. Unë preferova rrugë tjetër por më kujtohet kur shefat e narkotrafikut më thanë: Mos të shohim më këtu, ndryshe do ta presim fytin. Nuk doja ta fitoja paranë lehtësisht, por të punoja”./Panoramasport/

Felipe Melo fëmijëria Historine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.