Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirli gjatë një takimi me mjekët epidemologë të Tiranës tha se do të ketë 300 punonjës të rinj për spitalet që pritet të hapen. Referuar pandemisë, ajo tha se po përgatitemi për vjeshtë-dimër, ku ekziston frika e shtimit të rasteve me koronavirus.
“Përgatitemi për përballimin e vjeshtë-dimrit, me forcimin e kapaciteteve, duke nisur nga aseti ynë më i çmuar, burimet njerëzore”- tha ajo.
Sipas saj, vendimi i fundit i qeverisë eshte miratimi i “300 punonjësve të dedikuar për spitalet që priten të hapen dhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga COVID19”.
Ministrja beri apel te forte per bashkepunim dhe ndergjegjesim te secilit qytetar ne lufte me kete virus te padukshem.
“Duhet secili te beje te veten, te zbatoje masat e thjeshte, distancen, mbajtjen e maskes aty ku distanca nuk eshte e mundur dhe higjiene personale”- tha ajo, duke shtuar se vatra e perhapjes se virusit po behen masivisht festat, ditelindjet dhe ceremonite mortore, edhe pse keto me akt normativ jane tashme te ndaluara per te evituar grumbullimet.