Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Festival golash në “Fadil Vokrri”, Kosova përmbys Komoret me spektakël

22:32 / June 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një ndeshje që kishte gjithçka – gola, emocione, përmbysje dhe një tremolësh – Kosova ka përshëndetur tifozët e saj me një fitore të bukut 4-2 ndaj Komoreve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë, por me një Kosovë që dominonte me topin dhe kërkonte hapësirat e duhura.

Megjithatë, ftohtësia e Komoreve në daljen e tyre të parë ishte befasuese.

Në minutën e 12-të, një krosim i saktë dhe një goditje e saktë me kokë nga Said Bakari tronditi “Dardanët”, mysafirët kaluan në epërsi 0-1.

Por ky gol shërbeu si zgjim për të besuarit e Franco Foda-s. Vetëm shtatë minuta më vonë, Albion Rrahmani, njeriu i momentit, u kujdes që stadiumi të shpërthente: një gol i bukur për 1-1 në minutën e 19-të.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Kosova doli nga pushimi me synim të qartë: përmbysje. Dhe kush tjetër përveç Rrahmanit?

Në minutën e 59-të, ai riktheu avantazhin në anën e duhur – 2-1.

Euforia vazhdoi edhe më tej kur në minutën e 78-të, sulmuesi i Prishtinës kompletoi tregolëshin e tij të parë me fanellën e Kosovës, duke çuar shifrat në 3-1.

Kur gjithçka po dukej se kishte marrë fund, Komoret gjetën një rreze shprese me golin e Rafiki Said në minutën e 85-të, që ngushtoi rezultatin në 3-2. Por nuk zgjati shumë.

Në kohën shtesë, ishte radha e Fisnik Asllanit për të shkëlqyer. Me një finalizim të qetë në minutën e 91-të, ai vulosi fatin e ndeshjes me rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas fitores bindëse ndaj Armenisë, “Dardanët” konfirmojnë formën e mirë duke regjistruar suksesin e dytë radhazi me 9 gola në dy ndeshje. Shpresa, entuziazëm dhe një Kosovë që po rikthehet të kënaqë me lojë e rezultat.

festival golash kamoret Kosova permbys
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, por qytetarët folën qartë

10:12 / June 24, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.