Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë nga vëllai i tij në shtëpi, teksa policia dyshon se paraprakisht bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Ai vuante nga sëmundje tumorale e ndërkohë jetonte i vetëm në shtëpi.
Fier/ Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
