Të premten rastet e reja në Fier me Covid-19 kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të shtojë dezinfektimet në terren.
Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijoj për plotë 15 ditë. Mësohet se një ditë me parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qëndrueshëm.
Ndërkohe pjesë e rasteve pozitive ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familjeje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadastër dhe zyrat e Adisa.
