Një bombol gazi ka shpërthyer sot në një pallat në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një apartament të një pallati në lagjen ‘15 tetori’. Shpërthimi i bombolës nuk ka sjellë dëme ne njerëz.
Kane qenë komshinjtë që kanë lajmëruar edhe zjarrfikësen, forcat e të cilës kanë nxjerrë bombolën nga shtëpia.Ngjarja ka ndodhur ne një zonë të frekuentuar nga qytetarët, por fatmirësisht është mbyllur vetëm me disa dëme materiale.
